Nënkryetari i RDK-së në Podujevë: PDK-ja është e hapur për të gjithë të rinjtë

19 dhjetor 2020 | 22:03

Nënkryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, Argjend Softolli, ka bërë thirrje për unfikim të rinisë së kësaj partie, pas dorëheqjes së kryetarit të RDK-së në Podujevë, Alban Durmishi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se “zhvillimet e fundit në Degën e Partisë Demokratike në Podujevë janë tregues i qartë se ne duhet ta kthejmë kokën nga vetja jonë”.

Softolli ka thënë se do ta intensifikojnë angazhimin e anëtarëve të kryesisë së RDK-së në këtë komunë.

“Do të marrim përgjegjësi të reja, do të jemi koherent me zhvillimet në qytet. Do të ofrohemi dhe do ta hapim rininë dhe strukturat e saj për të gjithë të rinjët. Vend do të ketë secili. Kuadrot e reja profesionale do të marrin vendin e merituar në RDK”, ka thënë ai.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Te nderuar, struktura dhe antare te Partise Demokratike te Kosoves ne Podujeve.

Te nderuar qytetare dhe bashkefshatare.

Koha ne te cilen po jetojme deshiron nje dinamizem koherent.

Dega jone nuk vazhdon te ec me dinamizmin e njejte.

Zhvillimet e fundit ne Degen e Partise Demokratike ne Podujeve jan tregues i qarte se ne duhet ta kthejme koken nga vetja jone.

Doreheqja e kryetarit te deges, eshte normalisht nje hendikep per degen tone.

Te nderuar,

Me zhvillimet e fundit te doreheqjes se kryetarit te Rinise Demokratike ne Podujeve, gjendemi ne rrethana te reja dhe te befasishme.

Me poziten e nen.Kryetarit te Rinise ndjej per obligim moral dhe politik qe te ju drejtohem strukturave dhe anetareve te RDK-se ne Podujeve.

Duke e falemderuar ish-kryetarin Alban Durmishin per kontributin e tij ne RDK.

Ne menjehere do te nisim qe te funksionojme me organet e partise pa ndalur.

Do te intensitikojme angazhimin e antareve te kryesise se RDK-se.

Do te marrim pergjegjsi te reja, do te jemi koherent me zhvillimet ne qytet.

Do te ofrohemi dhe do te hapim Rinine dhe strukturat e saj per te gjithe te rinjet, vend do te kete secili, kuadrot e reja profesionale do te marrin vendin e merituar ne RDK.

Si bartes i kesaj gjendje ne RDK do te marr me kenaqesi kete sfide qe na pret se bashku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parathënie Fjala e përkthyesit SERVET BYTYÇI Migena Arllati është një…