Prishtina dhe Penza kualifikohen në gjysmëfinale

19 dhjetor 2020 | 22:11

Të premten dhe të shtunën janë zhvilluar ndeshjet në rrethin e parë të Kupës së Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave.

Kosovahome Prishtina pa shumë vështirësi ka mundur Trepçën 71:38 (18:10, 20:8, 17:12, 16:8). Vashat prishtinase dominuan nga fillimi deri në fund, duke arritur fitore të merituar.

Te Kosovahome Prishtina u dalluan Enisa Kamerolli me 12 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime, Besjana Martinaj me 19 pikë dhe Era Shatri me 13 pikë, derisa te Trepça më e mira ishte Ervala Shabani me 10 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Fitore bindëse realizoi edhe Penza, që mundi Kastriotin 85:51 (22:13, 18:15, 26:13, 19:10).

Te skuadra pejane u dalluan Vanesa Bojku me 18 pikë e gjashtë kërcime, Tringa Ukaj me 17 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime dhe Valbona Bytyqi me 12 pikë, 13 kërcime e 10 asistime.

Kosovahome Prishtina në gjysmëfinale të Kupës do të ndeshet me Vëllaznimi, kurse Penza me Bashkimin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Armend Muja, ka deklaruarës se këto matje janë bërë…