![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/gjobat.jpg)
Gjobiten 667 qytetarë për mosrespektim të masave kundër pandemisë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj 677 qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
“Tiketa të shqiptuara në bazë të Ligjit COVID-19 janë 667”, thuhet në raport të Policisë së Kosovës, ku nuk specifikohen nuk shkeljet që i janë bërë këtij ligji.
Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës.
Gjobat për mosrespektim të këtij ligji fillojnë nga 35 deri në 2,000 euro, varësisht nga shkeljet.
Që nga 13 marsi kur janë paraqitur rastet e para me koronavirus e deri më 19 dhjetor, Kosova ka regjistruar 48.682 raste me koronavirus.
Prej tyre, 1.248 pacientë kanë vdekur dhe 36.226 janë shëruar.
Raste aktive vazhdojnë të jenë 11.208.