Hoti reagon për sulmin fizik ndaj infermierëve në Prizren, e quan gjest të shëmtuar

20 dhjetor 2020 | 11:29

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj rastit ku familjarët e pacientëve kanë sulmuar fizikisht infermierët në Spitalin e Prizrenit.

Ai ka thënë se ky është një gjest i shëmtuar, raporton “Epoka e re”.

“Ngjarja e mbrëmshme në Urgjencën e Spitalit të Prizrenit, ku familjarët kanë sulmuar fizikisht infermierët në detyrë është gjest i shëmtuar ndaj atyre që punojnë për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve, përfshirë edhe të atyre që i kanë sulmuar”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se mjekët, infermierët dhe tërë personeli mjekësor e mbështetës, gjatë këtyre muajve sa po përballen me pandeminë Covid-19, kanë dëshmuar përkushtim të lartë që duhet vlerësuar, e jo sulmuar.

“Sulmet ndaj heronjve të kohës janë të turpshme dhe të pa pranueshme. E dënoj këtë sulm dhe çdo sjellje të pa dinjitetshme, e cila rrezikon integritetin fizik të personelit mjekësor. I ftoj organet e rendit që të vihen në mbrojtje të mantelbardhëve, ndërsa organet e drejtësisë që ta kryejnë detyrën e tyre shpejt”, ka shkruar kryeministri Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi ka si objektiv titullin kampion dhe Antonio Conte pret…