Trajneri i Dritës deklarohet pas barazimit me Prishtinën
Kampionia në fuqi e Superligës në futboll, Drita arriti të marrë një pikë në derbin ndaj Prishtinës (1-1).
Trajneri i skuadrës nga Gjilani, Ardian Nuhiu pas ndeshjes është shfaqur i kënaqur me pikën e fituar nga kjo ndeshje.
“Në përgjithësi mendoj se ishte një ndeshje e hapur, një derbi i vërtetë ku dyja ekipet kërkuan fitoren. Prishtina kishte raste më të pastra por portieri na mbajti në lojë. Pjesa e dytë na takoi neve dhe erdhëm edhe te goli. Dua të falënderoj futbollistët për një sezon shumë të mirë, përkundër orarit të ngjeshur. Kemi bërë një gjysmë-sezon të jashtëzakonshëm dhe kemi pasur paraqitje shumë të mira në përgjithësi. Nuk diskutohet se jam i kënaqur me pozitën e parë, duke pasur parasysh kohën e pandemisë dhe situatën që ka mbretëruar. Sigurisht, se do ta mbajmë ekipin aktual por mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim”, ka thënë Nuhiu.