Deputetja Gaxherri: Diaspora nuk meriton që të ofendohet

21 dhjetor 2020 | 08:24

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se asnjë kategori nuk bën të gjykohet. Pas fluksit të mërgimtarëve për të ardhur në Kosovë, ajo është shprehur se ndaj tyre nuk duhet të ketë ofendime. “Nuk pajtohem që diasporën tonë ta fyejmë, ta poshtërojmë e ta linçojmë sepse nuk e meritojnë, vëllezërit e motrat tona të shpërndarë nëpër botë, gjithmonë ishin dhe janë me ne e pranë nesh, ishim dhe jemi një. Po ashtu, nuk pajtohem as kur pretendojmë t’i glorifikojmë, këdo qoftë, por ne nuk mund dhe nuk duhet të ndahemi në: ne e diaspora, myslimanë e katolikë, popull e politikanë, mjekë e pacientë e kështu me radhë sepse vlerësimi e as përgjegjësia nuk është kolektive, por asnjëherë nuk guxojmë të harrojmë se ne jemi komb i vogël dhe nuk e kemi luksin ta luftojmë e ta linçojnë njëri-tjetrin.

Ne shqiptarët vërtet jemi të çuditshëm, kur nuk kemi armiq i krijojmë ata nga vetvetja. A thua vallë pse?! Ne vërtet kemi gabime, huqe e vese, por nuk duhet të harrojmë se çdo fitore e kemi arrit vetëm kur jemi unifikuar, kur kemi bashkëndier dhimbjen e njëri-tjetrit, kur i kemi zgjatë dorën njëri-tjetrit, kur kemi lidh besën për të vdekur për njëri-tjetrin, andaj si guxojmë t’i injorojmë virtytet tona, nuk kemi nevojë ta mohojmë njëri-tjetrin sepse nuk jemi komb i ligë”, është shprehur Gaxherri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fehmi Mehmeti, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, ka folur…