Krasniqi përfaqëson PDK-në në takimin me Osmanin

22 dhjetor 2020 | 12:29

Memli Krasniqi nga PDK-ja do të marrë pjesë në takimin me ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi mes tyre për të folur për datën e re të zgjedhjeve është paraparë të nisë nga ora 15:00.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, ka thënë se ata janë më se të gatshëm për zgjedhje.

“PDK-ja është më se e gatshme për zgjedhje. Ne do të garojmë me kandidatin, listën dhe programin më të mirë për qytetarët”, është shprehur Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U.d presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani-Sadriu, priti në takim…