Kusari-Lila e quan manipuluese kërkesën e Hotit për votimin e buxhetit para shpërndarjes së Kuvendit

23 dhjetor 2020 | 14:36

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryetaren e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, lidhur me caktimin e zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetueses.

Pas takimit, Kusari-Lila ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejtë. Ajo ka bërë me dije se edhe në këto zgjedhje mendojnë të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Më tutje, Kusari-Lila e ka quajtur manipuluese mënyrën e kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka kërkuar votimin e buxhetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat…