Hoti thotë se LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet

23 dhjetor 2020 | 14:40

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti është shprehur i bindur se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të dalë partia e parë në zgjedhje.

“Nëse i shihni veprimet që i kemi ndërmarrë për 6-7 muaj në krye të qeverisë ne jemi favoriti kryesor për t’i fituar këto zgjedhje. Ju e dini si e kemi gjetur vendin, plotësisht të bllokuar, me sanksione ndërkombëtare”.

“E kemi hapur komplet, e kemi menaxhuar pandeminë në mesin e tri-katër vendeve që e ka menaxhuar më së miri. Unë jam i bindur që jemi favorit për t’i fituar zgjedhjet, tash kemi përpara për ta përgatitur një listë”,ka thënë Hoti pas hapjes së ekspozitës “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999”.

Hoti ka thënë se se beson që shumë shpejt do të dakordohen me grupet parlamentare për ta miratuar buxhetin e vitit 2021.

“Jemi duke diskutuar. Besoj që së shpejti do të dakordohemi. Nga dje kemi filluar bisedën me të gjitha grupet parlamentare për të kërkuar që të bëhemi bashkë që ta kalojmë buxhetin, përfshirë edhe LV-në”, ka theksuar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është…