Gecaj i LDK-së thotë LV-ja po shkon drejt koalicionit me PDK-në

23 dhjetor 2020 | 14:55

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka thumbuar Glauk Konjufcën e Vetëvendosjes për deklaratën e tij se vijat e kuqe për PDK-në kanë vlejtur vetëm në vitin 2019.

Gecaj ka shkruar se me këto deklarata LV-ja po shkon drejt koalicionit me PDK-në.

“Glauk Konjufca tha se ‘përjashtimi [i PDK-së] ka pasur kuptim VETËM në vitin 2019, tash është VETËM mosfavorizimi”, … nesër VETËM koalicioni, … derisa, farsa e ‘parimeve’ VETËM grumbullim votash”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Glauk Konjufca mbrëmë në një debat televiziv ka thënë se përjashtimi i koalicionit me PDK-në ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019.

“Përjashtimi ka pasur kuptim vetëm në vitin 2019, tash është vetëm mosfavorizimi”, ka thënë ndër të tjera Glauk Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendërmbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi pritet t’i bashkohet Barcelonës në janar,…