Përurohen investimet në pjesën e vjetër të qytetit të Gjakovës

23 dhjetor 2020 | 15:11

Me përfundimin e punimeve në pjesën e vjetër të qytetit të Gjakovë, u përuruan punimet gjatë të cilave me intensitet u punua gjatë gjithë vitit.

“Simbolikisht po shënojmë përfundimin e punimeve në rrugë të qytetit të vjetër dhe pjesën dërmuese të infrastrukturës përcjellëse që janë trotuaret dhe infrastruktura nëntokësore. Në pjesën e vjetër të qytetit, rrugët të cilat duhet të jenë me kubëza kanë përfunduar. Kanë mbetur vetëm edhe disa finesa përfundimtare të cilat do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm. Do të rregullohet çështja e parkingjeve, shëtitorja qendrore e Çarshisë si dhe renovimi total i objektit të QKMF-së”, ka thënë kryetari i komunës, Ardian Gjini.

Image may contain: sky, cloud, outdoor and nature

Ai gjithashtu ka falënderuar qytetarët e Komunës së Gjakovës, me paratë e të cilëve është investuar 80 për qind në realizimin e punimeve në shëtitoren e lumit Krena e të cilat kanë ndodhur me buxhet suplementar, pra me tejkalim të të hyrave vetanake.

Punimet e zhvilluara në infrastrukturën rrugore të çarshisë së vjetër janë realizuar me buxhet prej 400,000.00 euro nga granti i performancës që është financuar nga Demos Helvetas e MAPL dhe rreth 400,000.00 euro të tjera nga të hyrat vetanake.

Image may contain: one or more people, people walking, sky and outdoor

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…