Valon Syla tregon se çka i bie fjala “gërrnaç”

23 dhjetor 2020 | 21:27

Gazetari Valon Syla ka shpjeguar çfarë ka dashur të thotë me fjalën ‘gërrnaç’ me të cilën i quajti diasporën.

Syla tha se gërrnaç është term për persona të pakënaqur që nuk i gëzohen as të mirës e as të keqës.

“Gërrnaçi në esencë është një tip që jeton në disaporë e mendjen e ka në Kosovë është dicka që jeton në mes Gjermanisë, Zvicrës, Kosovës. Shihen më së shumti në rrjete sociale si komentues të vrazhdë dhe fjalën e parë e kanë që të shajnë me nanë. Nga statistikat që i kemi pa, një pjesë e madhe e disaporës, këta gërrnaçat, jo krejt diaspora, janë shumë të dhunshëm. Unë askënd nuk e kam sha me nanë, kam pas cinizëm, humor, kritikë, po askënd nuk e kam sha me nanë, i kam pranu 3 mijë e 500 komente që më kanë sha me nanë”, tha Syla në Debat Plus.

“Gërrnaç është një term që unë e kam gjetur, janë persona të pakënaqur në diasporë që dëshirojnë të përmbushen qoftë me aktivizem politiko fetar, qoftë me aktivizëm të dhunshëm sikur rasti me mua, dhe unë këta i kam nda si gërrnaça. Pra janë persona që nuk i gëzohen as të mirës as të keqës, mbesin të pakënaqur gjithë, dhe në esencë janë të dhunshëm në fjalor”, shtoi Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para se të shkruajmë për tyrbe, siç është ajo e…