Milani fitore spektakolare ndaj Lazios

23 dhjetor 2020 | 22:49

Milani nuk ka ndërmend të ndalet, duke marrë një fitore në frymën e fundit 3-2 kundër Lazios.  Fillimi ishte fantastik për skuadrën e Piolit, teksa do të shënonin dy gola në 16 minutat e para. Fillimisht ishte Rebiq që zhbllokoi rezultatin me kokë, ndërkohë që më pas Cahanoglu dyfishoi nga pika e bardhë.

Lazio rihapi sfidën në minutën e 28-të. Immobile gabon nga pika e bardhë, por më pas Luis Alberto godet mjaft mirë me kokë. Lazio hidhet e gjitha në sulm në kërkim të golit të barazimit, i cili do të vinte në fraksionin e dytë. Immobile shënoi një gol shumë të bukur pas një asisti të Milinkoviq-Saviq. Kur u duk se gjithçka do të mbyllej në barazim, Theo Hernandez shënoi në minutën e tretë shtesë golin e fitores.

Roma ngjitet në vendin e tretë pasi mbrëmjen e sotme triumfoi 3-2 ndaj Cagliarit. Golat e Veretout, Dzekos dhe Manqinit ishin vendimtar. Atalanta nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Bolognës, ndërkohë që Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Torinos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Milaim Zeka ka folur pas disa lajmeve se ai…