Eto’o vlerëson Mourinhon para Guardiolës

24 dhjetor 2020 | 12:47

Ish-sulmuesi i Barcelonws, Interit, Chelseat dhe Real Madridit, Samuel Eto’o kishte një karrierë të bujshme dhe punoi me figura të mëdha të futbollit nga Lionel Messi te Ronaldinho në fushë dhe Jose Mourinhon e Pep Guardiolën jashtë saj.

Ish-futbollisti kamerunas ka thënë se nuk ka trajner që motivon më shumë lojtarët e tij se portugezi, Jose Mourinho.

“Secili ka stilin e tij, unë preferoj Jose Mourinhon. Unë mund t’ju them se nuk ka asnjë trajner tjetër, asnjë menaxher tjetër, i cili do të motivojë lojtarët e tij më shumë se Jose Mourinho. Tani ka shumë trajnerë, më shumë menaxher. Secili ka stilin e tij të lojës, por sa i përket motivimit dhe duke marrë parasysh maksimumin nga lojtarët e tyre që është Jose Mourinho. Për mua trefishi me Jose është ai i veçantë”, ka thënë Eto’o për “SportBible”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komuna…