Presidenti Meta uron Stjepan Mesiçin, në 86-vjetorin e lindjes

24 dhjetor 2020 | 13:25

Presidenti Ilir Meta ka një urim të përzemërt për Presidentin e Koracisë, Stjepan Mesiç, në 86-vjetorin e tij të lindjes.

Mirënjohje për kontributin e vyer dhe të paharruar të dhënë për kombin shqiptar, në momentet më të vështira, në kohën kur dhuna dhe terrori i regjimit të Millosheviçit përgatiste dramën e madhe të Kosovës e të gjithë Ballkanit dhe kur ju me kurajë e vendosmëri të pashembullt i kundërshtuat botërisht këto përpjekje kriminale, që shkaktuan një nga luftërat më të përgjakshme në zemër të Europës“,- shkruan presidenti Meta në mesazhin e tij drejtuar kreut të shtetit kroat.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta në Facebook

Urimet më të përzemërta me rastin 86-vjetorit të lindjes, Presidenti Stjepan Mesiç, burrështetasi i shquar kroat, miku i pazëvendësueshëm i kombit tonë, avokati i palodhur dhe zëri i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo në rajon.

Mirënjohje për kontributin e vyer dhe të paharruar të dhënë për kombin shqiptar, në momentet më të vështira, në kohën kur dhuna dhe terrori i regjimit të Millosheviçit përgatiste dramën e madhe të Kosovës e të gjithë Ballkanit dhe kur ju me kurajë e vendosmëri të pashembullt i kundërshtuat botërisht këto përpjekje kriminale, që shkaktuan një nga luftërat më të përgjakshme në zemër të Europës.

I vendosur qartë dhe prerë kundër masakrave, ndarjeve dhe spastrimit etnik në rajon, ju keni spikatur, sikundër vazhdoni edhe sot, në mbrojtje të kauzës së drejtë të Kosovës, Lirisë dhe Pavarësisë së saj, mbrojtës i integritetit të saj territorial brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, si e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Faleminderit, me mirënjohjen më te thellë për gjithçka që keni bërë për Shqipërinë, Kosovën dhe miqësinë shqiptaro-kroate!
Ju uroj një jetë sa më të gjatë e të shëndetshme, urim që buron nga zemra e çdo shqiptari patriot, i cili nuk i harron kurrë miqtë e ditëve më të vështira! ???

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3629558897090357

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
N.Sh. "Bulëza" me seli në Prishtinë shpall të pavlefshme certifikatën…