Dënohet me 6 vjet burgim Nenad Arsiq, i akuzuar për krime lufte

24 dhjetor 2020 | 13:59

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për të akuzuarin për krime lufte, Nenad Arsiq.

Ai është dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Nenad Arsiq akuzohet se më 21 maj 1999, në bashkëkryerje me personat e tjerë të forcave policore serbe, të paidentifikuar deri më tani, kishte marrë pjesë në aksionin kundër popullatës civile shqiptare, ku në familjen Shala në Prishtinë, anëtarët e saj i kishte rrahur dhe trajtuar në mënyrë çnjerëzore, si dhe kishte marr pjesë në shkatërrimin masiv të pasurisë, e ku kishin përvetësuar naftë, vetura dhe 200 mijë marka gjermane të fshehura nga kjo familje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht rrjedhjes së kohës, Audrey Hepburn, Coco Chanel dhe Princeshë…