AKR-ja po bisedon për koalicion, synon gjashtë deputetë

25 dhjetor 2020 | 08:12

 

Zyrtari i AKR-së, Jetlir Zyberaj, ka thënë se ende nuk e kanë definuar nëse do të hyjnë në një koalicion parazgjedhor me ndonjë parti.

Megjithatë, ai ka thënë se kanë oferta nga një parti opozitare aktualisht për të lidhur një marrëveshje para zgjedhjeve.

“Koalicionet e mundshme janë çështje që po i diskutojmë brenda partisë. Besoj se do të kemi një koalicion me një nga subjektet politike në Kosovë. Se me kë ende nuk kemi ardhur në këtë pikë. Kontaktet ekzistojnë, por ofertat vijnë nga partitë më të mëdha në skenën politike. Ende jemi në fazën e diskutimeve, por mund të them se është parti opozitare”, ka thënë Zyberaj.

Zyberaj në Edicionin Special ka thënë se AKR-ja në krye me Behgjet Pacollin kanë tri prioritete: Rimëkëmbjen ekonomike, përmbylljen e procesit të dialogut dhe përballjen me Gjykatën Speciale.

Zyrtari i AKR-së u shpreh i bindur se subjekti i tij gëzon mbështetje popullore dhe se për këtë do të kenë edhe një numër goxha më të madh deputetësh sesa që kanë aktualisht.

“Besoj se AKR-ja gjendet mirë me mbështetje popullore. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të mos kemi deputetë në Kuvendin e Kosovës. Sipas të gjitha parakushteve, AKR-ja minimalisht do të jetë me gjashtë deputetë në Kuvend”, ka thënë Zyberaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku tha në meshën e Krishtlindjes se njerëzit duhet…