Deputetja e PDK-së infektohet me Covid-19

25 dhjetor 2020 | 13:09

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ajo lajmin e ka bërë me dije përmes një reagimi në “Facebook”, ndërsa thotë se nga sot, për dy javët në vazhdim do të jetë në izolim, përcjellë Klan Kosova.

Postimi i plotë i saj:

”Të dashur miq,

Pas shfaqjes së disa simptomave, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe unë. Nga dita e sotme jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do t’i kryej të gjitha detyrat e mundshme si deputete përmes emailit dhe telefonit. Por, parasegjithash ju lutemi që të keni kujdes të shtuar për vete, familjen tuaj dhe rrethin më te gjerë duke e ruajtur distancën sociale, duke e mbajtur maskën dhe duke kushtuar rëndësi higjienës personale.

Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Mobikos" Sh.P.K me seli në Prishtinë, shpall të pavleshme certifikatën…