538 të shëruar dhe 249 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit në Kosovë

25 dhjetor 2020 | 14:38

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 249 raste të reja me Covid-19.

Po ashtu, ai ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar nga Covidi edhe 538 persona, raporton “Epoka e re”.

“Brenda 24 orëve të fundit nga 1 048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kemi 538 të cilët e kanë fituar betejën me Covid-19”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Zemajt:

Të nderuar qytetarë,

Lakorja e infeksionit është në drejtimin e duhur të rënies andaj të vazhdojmë edhe më tej me respektim të masave nga qytetarët dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante.

Në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100.000 banorë, kemi ndryshim në kategorizim të zonave.

Në zonën e kuqe, këtë javë janë vetëm 8 komuna nga trefishi i fillim muajit dhjetor.

Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku. Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica , Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaji, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.

Ndërsa në zonën e gjelbër janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skenderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.

Pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdoj, ndërsa kujdesi duhet të rritet.

Ndërsa sa i përket situatës epidemiologjike, brenda 24 orëve të fundit nga 1 048 mostra të marra, 249 raste kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kemi 538 të cilët e kanë fituar betejën me Covid-19.

Bashkë ia dalim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Begolli ka konfirmuar se nuk do të jetë më…