Bordi i Shoqatës së Trajnerëve: Ka ngritje të cilësisë në futbollin e Kosovës

25 dhjetor 2020 | 15:06

Bordi i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit e ka mbajtur sot takimin e fundit për këtë vit. Gjatë kësaj mbledhje u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me shoqatën dhe trajnerët kosovarë, por edhe për futbollin në përgjithësi.

Me këtë rast Bordi i Shoqatës së Trajnerëve vlerësoi se viti 2020 ka qenë tejet i vështirë, duke e pasur parasysh pandeminë Covid-19, gjë e cila ka ndikuar edhe në vet aktivitetin e shoqatës. “Duke e analizuar rrjedhën e garave të stinorit vjeshtor Bordi i Shoqatës së Trajnerëve vlerësoi se është shënuar një ngritje e cilësisë në futbollin tonë, derisa formatin e Superligës me 10 skuadra e ka cilësuar si të qëlluar dhe që ka pasur ndikim në vet organizimin e klubeve dhe në cilësi të ligës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Po ashtu, edhe formati i garave në Ligën e Parë dhe në Ligën e Dytë u vlerësua që ka pasur ndikim pozitiv dhe përkundër orarit të ngjeshur skuadrat kanë arritur të tregojnë formë të mirë. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për licencimin e trajnerëve dhe vazhdimin e licencave B dhe A.

Bordi i Shoqatës së Trajnerëve shpreson se në vitin 2021 rrethanat do të jenë më të mira dhe do të ketë mundësi për më shumë aktivitete të trajnerëve, siç janë seminaret dhe trajnimet e ndryshme me emra të njohur të futbollit vendor dhe ndërkombëtar.

Covidi prek dy yjet e Cityt

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…