“Shiko Kush Luan”, festohet Krishtlindja si asnjëherë më parë

27 dhjetor 2020 | 14:24

Shume? argëtim dhe te? ftuar speciale? në “Shiko Kush

Emisioni “Shiko Kush Luan” do të vijë mbrëmjen e sotme me një puntatë mjaft të veçantë dhe speciale. Kjo pasi do të fetohen Krishtlindjet.

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka zbuluar se ashtu siç e do tradita në “Shiko Kush Luan”, në mbrëmjen e Krishtlindjes ata që gëzojnë dhe luajnë bashkë me të ftuarit “vip” janë edhe fëmijët, dhe këtë sezon të katërt nuk mund të mungonin.

Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë mjaft të rëndëshishëm dhe disa prej tyre vijnë për herë të parë në program. Ata janë: Leonora Jakupi, Vikena Kamenica, Getinjo, Liridon Krasniqi, Rudina Dembacaj, Megi Pojani, Fjodora Fjora dhe Asim Gashi.

Shume? argëtim dhe te? ftuar speciale? në “Shiko Kush

Sonte bëhuni gati për performancat surprizë nga Leonora Jakupi dhe Vikena Kamenice, nuk duhet të humbisni kërcimin “hot” të futbollistit Krasniqi dhe Megi Pojanit. Getinjo na ka treguar shumë të pathëna gjithashtu edhe energjia e Rudina Dembacajt nuk do të mungojë.

Surprizat do të vazhdojnë pasi në skenën e “Shiko Kush LUAN” vjen edhe babagjyshi me deshirat e të ftuarve të programit për vitin 2021. Ndërkohë për të shijuar spektaklin e sotëm duhet të presim orën 21:00 në Top Channel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
JOQ Albania po realizon një sondazh për të përzgjedhur personazhin…