Haradinaj-Stublla, vizitë zyrtare në Turqi

27 dhjetor 2020 | 14:50

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), Meliza Haradinaj-Stublla, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të homologut të saj, Mevlut Çavusoglu.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Haradinaj-Stublla dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavusoglu, do të diskutojnë për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Para nisjes së kësaj vizite, ministrja Haradinaj-Stublla ka vlerësuar mbështetjen e Turqisë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës, mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë dimensionale që ka dhënë për Kosovën, në të gjitha etapat e rëndësishme.

“Ne si shtet i ri jemi të përkushtuar që njohjet tona ndërkombëtare të shtohen, dhe të fuqizohet subjektiviteti ynë ndërkombëtarë. Në këtë drejtim do të kërkoj në vazhdimësi mbështetje dhe mirëkuptim të thellë të miqve tanë me të cilët kemi ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi, dhe raporte të pathyeshme, dhe këtu Turqia zë vend të veçantë”, është shprehur Haradinaj-Stublla.

Sipas njoftimit të MPJD-së, gjatë vizitës do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke përfshirë bashkëpunimin anti-Covid, si dhe çështjet e interesit të përbashkët rajonal dhe ndërkombëtarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luka Modriq do të qëndrojë në Madrid deri në vitin…