Portlandi fiton dramën ndaj Houstonit

27 dhjetor 2020 | 14:57

Portland Trail Blazers – Houston Rockets ka qenë një ndeshje spektakolare e cila ka dhënë fituesin vetëm pas vazhdimeve.

Koha e rregullt ka përfunduar me rezultat të barabartë 113:113, teksa pas vazhdimeve Blazers triumfuan me dy pikë epërsi 128:126. Rockets ishin duke triumfuar, por gjashtë sekonda para fundit të ndeshjes CJ McCollum shënoi një tre pikësh për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij. CJ McCollum ishte basketbollisti më efikas në këtë takim për vendasit me 44 pikë, tri kërcime e tetë asistime.

Me lojë të mirë tek skuadra fituese u dallua edhe Damien Lillard me 32 pikë e nëntë asistime si dhe Jusuf Nurkiq që shtoi 12 pikë e 11 kërcime. Tek skuadra mysafire James Harden shënoi 44 pikë, por që nuk mjaftuan për fitoren e ekipit të tij.

Rezultatet 

Charlotte Hornets – Oklahoma City Thunder              107-109
Detroit Pistons – Cleveland Cavaliers                            119-128
Washington Wizards – Orlando Magic                          120-130
New York Knick -Philadelphia 76ers                             89-109
Chicago Bulls – Indiana Pacers                                       106-125
San Antonio Spurs – Toronto Raptors                           119-114
Utah Jazz -Minnesota Timberwolves                            111-116
Portland Trail Blazers – Houston Rockets                    128-126
Sacramento Kings – Phoenic Suns                                 106-103

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së…