Tifozët u mbyllen për nëntë muaj shkaku i pandemisë së COVID-19, derisa nuk ka pasur ndeshje nga marsi deri në qershor, përcjellë lajmi.net.
Liverpooli fitoi titullin në edicionin e kaluar dhe vazhdojnë të shihen si favorit edhe për këtë edicion.
Në formacionin e vitit nuk ka asnjë lojtar të Arsenalit.
Portier: Nick Pope
Pope ka qenë i shkëlqyeshëm për Burnley dhe ka impresionuar të gjithë sidoqoftë në pesë nga tetë ndeshjet e fundit dhe ka fituar vendin në formacionin titullarë të Gareth Southgate të Kombëtarja e Anglisë.
Mbrojtës i krahut të djathtë: Trent Alexander-Arnold
Alexander-Arnold ka vazhduar të impresionojë në sulm sidomos edhe në mbrojtje dhe padyshim që e meriton pozitën në formacionin e vitit.
Qendërmbrojtës: Virgil van Dijk
Holandezi ka munguar në muajt e fundit, por formacioni i Premierligës nuk duhet të jetë pa mbrojtësin.
Qendërmbrojtës: Conor Coady
Ylli i Wolves i ka ndihmuar shumë skuadrës për t’u kualifikuar në Ligën e Evropës, kurse është i lidhur me kalimin të Liverpooli.
Mbrojtës i krahut të majtë: Ben Chilwell
Chilwell ka qenë në top formë këtë edicion dhe ka arritur të mposhtë Andrew Robertson për vendin në formacionin e vitit.
Qendërmesfushor: Jack Grealish
Ylli i Aston Villas pa dyshim ka qenë në nivel të lartë këtë edicion dhe cilësohet si ndër mesfushorët më të mirë në botë.
Qendërmesfushor: Kevin de Bruyne
Belgu vazhdon të shihet si lojtari më i mirë në Premierligë dhe padyshim që meriton të jetë në këtë formacion.
Qendërmesfushor: Bruno Fernandes
Pavarësisht që kaloi të Unitedi në janar ka fituar tri herë çmimin e lojtarit të muajit.
Ka shkëlqyer edhe këtë edicion, pavarësisht që “Djajtë e Kuq” u eliminuan nga Liga e Kampionëve.
Sulmues: Mohamed Salah
Egjiptiani vazhdon të jetë në formën më të mirë të mundshme dhe është një ndër arsyet kryesore që ndihmoi Liverpoolin të fitoi titullin pas plotë 30 viteve.
Qendërsulmues: Harry Kane
18 gola edicionin e kaluar dhe është duke ‘luftuar’ me Tottenhamin për titullin e Premierligës pavarësisht që kohën e fundit nuk janë në formën e duhur.
Qendërsulmues: Jamie Vardy
Anglezi e fitoi Këpucën e Artë edicionin e kaluar dhe është duke vazhduar të jetë në formën e duhur.
Formacioni i vitit: Pope; Alexander-Arnold, Van Dijk, Coady, Chilwell; Grealish, De Bruyne, Fernandes; Salah, Kane, Vardy.