Haradinaj fton FSK-në ta ndihmojë Kroacinë

30 dhjetor 2020 | 08:21

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka ftuar FSK-në që të ndihmojë në Kroaci pas tërmetit që goditi këtë vend.

Ai në “Facebook” ka shkruar se një solidarizim i tillë do ta nderonte popullin tonë.

“E ftoj ministrin e Mbrojtjes që t’i ofrojë mbështetje popullit kroat me forcat tona emergjente që janë në kuadër të FSK-së”, ka shkruar ai.

“Një solidarizim i tillë do ta nderonte popullin tonë”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do ta humbasë mbështetësin më të madh në Kongresin…