Auditori i Përgjithshëm: Rreth një e treta e rekomandimeve kanë mbetur pa u adresuar

31 dhjetor 2020 | 13:42

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka shpalosur Planin Strategjik 2018-2021, me fokus të arriturat dhe rezultatet e vitit 2020.

Në konferencë për media, ai ka deklaruar se rreth 1/3 e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm kanë mbetur pa u adresuar. “Ende kemi mangësi serioze te organizatat buxhetore në fushën e pajtueshmërisë me ligjet dhe rregulloret në fuqi. Për të përmirësuar mënyrën ekzistuese të menaxhimit, në raportet tona financiare e të perfomancës kemi dhënë mbi 1100 rekomandime për institucionet publike të audituara. Megjithatë, rreth një e treta e rekomandimeve të dhëna mbesin fare të pa adresuara dhe rrjedhimisht përsëriten në raportet tona vit pas viti, derisa vetëm rreth 40% të rekomandimeve janë adresuar. Kjo shkallë e zbatimit të rekomandimeve nuk siguron menaxhim të shëndoshë financiar dhe qeverisje të mirë. Në mënyrë të veçantë janë shqetësues parametrat financiar që kanë të bëjnë me obligimet financiare që janë rreth 310 milionë euro dhe e llogarive të arkëtueshme që janë rreth 637 milionë euro pa llogaritur përkeqësimin e kësaj gjendje si pasojë e ndikimit të pandemisë në vitin 2020”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka thënë se në vitin 2020 kanë arritur t’i publikojnë 132 raporte.

Si sukses të këtij institucioni ai  e ka renditur edhe anëtarësimin në dy organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare të auditimit: e para në nivel botëror INTOSAI dhe e dyta në evropian EUROSAI./KP/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Apple” njoftoi sot heqjen nga “App Store” i saj…