KRU ‘Prishtina’: Uji është ndërprerë në disa zona për shkak të turbullirës

31 dhjetor 2020 | 14:51

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se arsyeja e ndërprerjes me ujë të pijshëm në Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjen  “Kalabria” në Prishtinë ka ndodhur =për shkak të turbullimit pas reshjeve të shiut ditëve të fundit.

Në njoftimin e kësaj kompanie është thënë se janë duke u munduar që sa më shpejt të zgjidhin këtë problem për të rikthyer furnizimin me ujë.

“Fillimisht kërkojmë ndjesë, duke iu njoftuar që në zonat tuaja të cekura më lartë ka çrregullim të furnizimit me ujë të pijshëm. Arsyeja ka të bëjë me turbullirën e ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit, për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit dhe pamundësia që të trajtohet uji. Jemi duke e bërë të pamundurën që të rregullohet sa më shpejtë edhe pse kjo është çështje e natyrës dhe që nuk është shkaktar faktori njeri”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…