![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/zemaj-1-600x360-1.jpg)
Ministri viziton nënën dhe foshnjën e parë të vitit 2021
01 janar 2021
| 08:11
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në ndërrimin e moteve ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
“Pasi i përgëzova për punën, theksova se mantelbardhët e kanë dëshmuar veten në çdo kohë dhe për këtë jemi krenarë.
Po ashtu, e vizitova nënën dhe foshnjën e parë të vitit 2021. Foshnja e parë ishte vajzë e shëndetshme dhe gjendja shëndetësore e nënës është e mirë. Hanës së vogël i dëshiroj rritje të shëndetshme.
Mjekët dhe infermierët janë heronjtë tanë. Në festën e ndërrimit të moteve ata kujdesen për fillimin e mbarë të foshnjës së porsalindur. Gëzuar Viti i Ri 2021!”, ka deklaruar Zemaj.