Djali nga Deçani natën e vitit të ri pranë vajzës që do t’i japë veshkën
01 janar 2021
| 08:23
Nazlije Sherifi, 19 vjeçja nga Mitrovica së cilës pritet t’i kryhet transplantimi i veshkës së dhuruar nga Valmir Deçani, nëse analizat rezultojnë se veshkat përshtaten, ka pritur vitin e ri bashkë me dhuruesin e veshkës në Spitalin e Mitrovicës.
Një fotografi me ta e postoi doktori Remzi Rrahmani, për të cilët u shpreh se këta njerëz të japin jetë, motiv, dashuri e dhembshuri.
Shkrimi i plotë nga doktori:
Me të mrekullueshmen Nazlije dhe të madhin Valin po e presim vitin e ri 2021 në Spitalin e Mitrovicës. Këta njerëz të japin jetë, motiv, dashuri e dhembshuri. E këndshme biseda me ta. Nazlijes i uroj shërim të shpejtë, Valit shëndet të plotë dhe të gjithë juve miq të dashur ju uroj gëzim dhe hare në familjet tuaja.