Pos policisë, askush tjetër në “Zahir Pajazitin” e Prishtinës

01 janar 2021 | 08:25

Prishtina është ndriçuar nga fishekzjarrë që e kanë paralajmëruar ardhjen e Vitit të Ri 2021.

Pandemia ka bërë që në sheshet e kryeqytetit të mos shihet asnjë qytetar përveç numrit të madh të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Numër i madh i prestarëve të policisë së Kosovës kanë patrulluar shesheve të Prishtinës, për të monitoruar respektimin e masave anti-Covid në prag të vitit të ri, raporton EO.

Për dallim nga vitet e kaluar kur shumë qytetarë ndërrimin e moteve e kanë pritur në shesh, sivjet kjo është pamundësuar për shkak të pandemisë.

Pas festimeve në Zelandë të Re dhe fqinjët e saj oqeanikë, Australisë më pas, viti i ri ka trokitur edhe në vendet aziatike dhe evropiane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nazlije Sherifi, 19 vjeçja nga Mitrovica së cilës pritet t’i…