Si e gjeti këtë indian viti 2021 në Shqipëri?!

01 janar 2021 | 17:36

Prej 7 vjetësh, Nitin Sonawane nga India po i bie botës përqark, më këmbë. gjatë ndalesës në berat ai na tregon arsyet e këtij udhëtimi.

”Po udhëtoj në këmbë përreth botës për të festuar 150 vjetorin e Mahatma Gandhi. Arsyeja perse jam këtu ka të bëjë me shqiptarët, konkretisht me gruan e veçantë, Nene Tereza e cila shërbeu në Indi”.

Marshimi i paqes siç e quan ai, nisi nga India. “Unë kam udhëtuar në 42 shtete. Është e vështirë për arsye të gjendjes fizike, pasi kam pësuar një lëndim në këmbë në Ugandë ku nuk mund te ecja. Mirësia e njerëzve që unë takoj me inkurajonë që të vazhdoj ecjen time nga njeri shtet ne tjetrin, pra janë njerëzit ata që më inkurajojne ta bëj këtë dhe ma bëjnë këtë udhëtim më të lehtë”.

Ai ecën çdo ditë nga 6-9 orë duke përshkuar rreth 30 km në ditë. ”Për arsye te Covid tani unë nuk mund të takoj dot shumë njerëz dhe kam zgjedhur të qëndroj në një çadër vetëm. Unë qëndroja me njerëz, haja me ta, bisedoja, shikoja mënyrën e jetës së tyre, traditat ne vendet ku jetonin çka përbën dhe qëllimin e udhëtimit tim: siç është edhe mesazhi i Mahadma Ghandi, te shohim paqen tek njeri-tjetri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku u rishfaq të premten pas shmangies së dy…