Babai kundër djalit: Aplikon për nënshtetësi franceze

01 janar 2021 | 17:52

Britania e Madhe është jashtë Bashkimit Europian. Dhe një ndër njerëzit që e ka mbështetur fuqimisht atë është Boris Johnson njeriu që e fitoi këtë betejë dhe tashmë qeverisë Britaninë e Madhe.

Por duket se kundërshtarin më të madh Johnson ka babanë e tij, i cili ka bërë të ditur se ka aplikuar për të marrë nënshtetësinë franceze. Shkaku dihet: BREXIT dhe qënia jashtë Europës.

Stanley Johnson i tha radios franceze RTL se ai gjithmonë e kishte parë veten si francez, pasi nëna e tij lindi në Francë.

Ish-Anëtari Konservator 80-vjeçar i Parlamentit Evropian votoi kundër referendumin e Brexit 2016.

Djali i tij, Boris drejtoi fushatën e Leave (Të largohemi) dhe si rrjedhojë e nxori Britaninë e Madhe nga BE si kryeministër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Murati 1. Viti që po e lëmë pas do…