Shala: Përkrahësit e Vjosa Osmanit, me në krye kamikazin Haxhi Avdyli, kur të ndahen nga trungu i LDK-së, do të shndërrohen në ashkla politike
Analisti Behxhet Shala në një kolumne të gjatë të shkruar për “Epokën e re”, në numrin festiv të Vitit të Ri, ka shkruar edhe për Iniciativën e Vjosa Osmanit e cila pritet të zyrtarizohet menjeher pas shpalljes së vendimit të Kushtetueses për zgjedhjet e jashtëzakonshe.
Shala ka thënë se po të kishte mbetur në LDK, Vjosa Osmani do të forcohej shumë dhe pa asnjë dyshim, pas një kohe do ta merrte edhe kreun e kësaj partie.
“Gjithashtu, po të ndahej nga LDK-ja menjëherë pas çarjeve të forta dhe ta formonte një parti apo lëvizje, sot Vjosa Osmani do të kishte të garantuar, së paku 10-12 për qind të votave. Në rastin konkret kur do të garojë, thuaja si anëtare e LV-së (pjesë e listës së LV-së), të gjithë votuesit e kanë të qartë se vota e tyre përmes Vjosa Osmanit do të jetë votë për Albin Kurtin dhe LV-në prandaj, asnjë votues tradicional i LDK-së, nuk do të votojë për Albin Kurtin dhe LV-në përmes Vjosa Osmanit. Vjosa Osmani personalisht do të përfitojë ndonjë post të dhuruar nga Albini, si Lëvizje do të mbetet embrion i pazhvilluar mjaftueshëm politikisht. Vjosa Osmani është tepër e re në moshë për të pasur urrejtje ndaj atyre, që, me luftën dhe sakrificën e tyre ia mundësuan të ketë poste dhe ardhmëri në politikë. Këta që po e përkrahin Vjosa Osmanin, në me krye kamikazin Haxhi Avdyli, kur të ndahen nga trungu i LDK-së, do të shndërrohen në ashkla politike që edhe zjarri më i vogël do t’i bëjë hi. Në fund të fundit, ashklat nuk përdoren për ta mbajtur zjarrin por për ta ndezë zjarrin”!, ka shkruar Behxhet Shala.