Joan Miri për herë të parë shijon titullin në MotoGP

01 janar 2021 | 22:44

Joan Mir e ka fituar titullin e tij të parë në karrierë në MotoGP.

Vendi i 7-të në Çmimin e Madh të Komunitetit Valencian i mjaftoi 23-vjeçarit spanjoll për ta festuar fitimin e titullit kampion në klasën mbretërore, një titull në kohë pandemie me pilotin e Suzukit që u favorizua gjatë këtij sezoni edhe nga lëndimi i Marc Marquezit që në garën e parë dhe tërheqja e tij nga të gjitha ndalesat e tjera të këtij edicioni.

Mir për të festuar matematikisht titullin u ndihmua edhe nga vendi i 4-t i shokut të tij të skuadrës Alex Rins dhe nga rrëzimi që në fillim i francezit Fabio Quartararo. Një garë para fundit të sezonit spanjolli i Suzukit u shpall matematikisht kampion i MotoGP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dekani Musa Selimi është shprehur i lumtur që studentët e…