Presidentët dhe kryeministrat edhe rrëzohen përmes zyrave të LDK-së

02 janar 2021 | 08:13

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka përsëritur sërish deklaratën, se “emri i presidentit dhe kryeministrit kalon përmes zyrave të LDK-së”, por se këtë herë i ka shtuar edhe diçka kësaj deklarate.

I ftuar në një emision festiv, Haziri ka thënë se presidentët dhe kryeministrat edhe rrëzohen përmes zyrave të LDK-së, duke aluduar kështu për rrëzimin e qeverisë Kurti.

“Edhe kalojnë edhe rrëzohen përmes zyrave të LDK-së. Deri sonte iu kam thënë që vetëm zgjidhen, por tash duhen me kujtu që edhe rrëzohen”, ka thënë Haziri.

Tutje, duke iu drejtuar deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajçinovcit, Haziri ka thënë se ata janë fenomen.

“Besoj shumë se ne regovistat jemi si fenomen. Mefaili e di shumë mirë. Kur dokmi që po bijmë çohmi si feniks dhe s’ka kush na ndal. Për këto dekada tri herë na ka ndodhur kjo dukuri”, tha Haziri.

Në këtë debat më pas u përfshi edhe nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cila tha se anëtarëve të LDK-së iu duhet energji sepse do të qëndrojnë gjatë në opozitë.

Por, Haziri ia ktheu duke i thënë se nuk do të jenë asnjëherë aq gjatë në opozitë sa ka qenë Vetëvendosja e Albin Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senati amerikan votoi për anulimin e vetos së presidentit, Donald…