Kolonë e gjatë në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

02 janar 2021 | 08:16

Mërgimtarët të cilët erdhën në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë.

Në disa pika kufitare janë krijuar edhe kolona dhe mërgimtarëve po u bie të presin gjatë në kufi. Gjendja më e rënduar është në pikën kufitare në Merdar.

Bazuar në publikimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mërgimtarët duhet të presin 20-50 minuta për të dalë nga Kosova përmes pikëkalimit kufitar në Merdar. Në këtë pikë kufitare kolona është 300 metra.

Po kaq shumë iu duhet të presin edhe te Dheu i Bardhë. Ndërkohë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 3 deri në 5 minuta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka përsëritur…