Bashkë për një sistem sa më të mirë shëndetësor

02 janar 2021 | 08:37

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka falënderuar qytetarët për festimet e natës së mbrëmshme. “Duke ju dëshiruar një vit sa më të mbarë juve dhe familjeve tuaja, ju falënderoj për festime dinjitoze që keni bërë mbrëmë”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social “Facebook”.

“Ruajtja e shëndetit të gjithsecili prej juve dhe atij publik është obligim sa moral po aq dhe ligjor, andaj do të jemi bashkë edhe më tej, për një sistem sa më të mirë shëndetësor dhe për fitore të luftës kundër pandemisë”.

Zemaj ka thënë se në Kosovë lakorja e infeksionit me Covid-19 është në rënie. “Andaj të vazhdojmë edhe më tej respektimin e masave dhe mbikëqyrjen nga institucionet relevante. Qoftë një vit i mbarë për ju dhe familjet tuaja. Vetëm bashkë mund t’ia dalim!”, ka shkruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të  Kosovës, njëherësh edhe kryetare e Komisionit…