![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/FB_IMG_1609671802690.jpg)
Biznesmeni nga Peja do jetë pjesë e listës së AAK-së në zgjedhje
03 janar 2021
| 12:03
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facbook” ka bërë me dije se njëri nga emrat që do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e ardhshme, është biznesmeni i njohur nga Peja, Fatmir Gashi.
“Sot takova mikun dhe ekspertin ekonomik Fatmir Gashin nga Peja, që do jetë vlerë e shtuar e listës së AAK-së. Na priftë e mbara i nderuar!”, ka shkruar Haradinaj.