![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/04/policia-6.jpg)
Ndërron jetë 37-vjeçari, u vetëplagos me armë në banesë
03 janar 2021
| 12:29
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë.
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selimaj është vetëplagosur me armë gjahu në banesë, shtetasi A.M., 37 vjeç. I ndjeri ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /TCh/