Kurti: I kujtojmë me mall Arbenin, Monin, Arbnorin dhe Astritin
03 janar 2021
| 12:51
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtori Liburn Aliu, kanë vizituar familjen e Dehari dhe Xheladini.
Me këtë rast, Kurti ka thënë se i gëzohen fitoreve që i kanë përpara, por edhe do t’i kujtojnë aktivitetet e Vetëvendosjes të cilët nuk janë në mesin tonë.
“Me Liburnin, te Shaban Xheladini dhe Avni e Xhemile Dehari. Në natën e tretë të Vitit të Ri 2021 i gëzohemi fitoreve e sukseseve që i kemi përpara, por edhe i kujtojmë me mall e dashuri Arbenin e Monin, Arbnorin e Astritin”, ka shkruar KUrti në llogarinë e vet në “Facebook”.