Granit Xhaka: Ftohtë? Po çfarë ftohti bre!

03 janar 2021 | 13:12

Duket se Granit Xhaka s’u mërdhi në një natë të ftohtë me borë të dendur në Hawthorns, në fitoren e Arsenalit kundër West Bromit.

Mesfushori shqiptar i Arsenalit Xhaka është i lumtur me mënyrën sesi e ka nisur vitin e ri 2021.

“Topçinjtë” e patën një periudhë të shkëlqyer festive, pasi fitoret kundër Chelseat dhe Brightonit e shukatën temën e betejës së mbijetesës në Premierligë për Arsenalin.

Dhe tani pas fitores 4:0 kundër West Bromit të shtunën, Arsenali është ngjitur në pozitën e 11-të në renditjen tabelore dhe është vetëm gjashtë pikë larg vendit të tretë.

Në një natë me borë në Hawthorns, Kieren Tierney, Bukayo Saka kanë shënuar nga një herë dhe Alexandre Lacazette dy herë për triumfin mbresëlënës të skuadrës së Artetës.

Xhaka, i cili ka luajtur 90 minuta të plotë dhe ishte ndër meritorët që Arsenali nuk pranoi gol as këtë ndeshje, është shprehur i lumtur për mënyrën sesi e ka nisur vitin e ri.

“Ftohtë, çfarë ftohti?! E nisëm vitin tamam siç duhet”, ka shkruar  Xhaka në llogarinë e vet në “Instagram”.

Postimi i Xhakës:

https://www.instagram.com/p/CJlCku1M1Yw/?utm_source=ig_embed

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nezir Mehmetaj ishte arrestuar nga Policia e Serbisë në pikën…