Premierliga sjell derbin ndërmjet Chelseas dhe Man Cityt

03 janar 2021 | 13:20

Cheslea dhe Manchester City do të përballen sot në kuadër të xhiros së 17-të të Premierligës.

Chelsea do të presë në “Stamford Bridge” skuadrën e Manchester City, në kuadër të xhiros së 17-të të Premierligës, në orën 17:30.

Skuadrat gjenden me pikë të barabarta, përkatësisht 26 pikë secila, por Chelsea ka gol dallimin më të mirë.

“The Blues” në pesë ndeshjet e fundit kanë pësuar formë tmerrësisht të dobët, ata kanë regjistruar tre humbje, një barazim dhe një fitore.

Ndërsa, City, në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar tre fitore dhe dy barazime.

Në rast fitores, skuadrat mund të ngjiten në pozitën e tretë në tabelë.

Për Chelsea, Reece James pritet të mungojë, ndërsa Hakim Ziyech është në dyshim. Për Cityn nuk do paraqiten Kyle Walker, Ederson dhe Jesus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Juventusit, Paolo Dybala, mund të largohet nga “Bianconerët”…