3 të vdekur dhe 447 raste të reja me Covid në Shqipëri

03 janar 2021 | 19:09

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën asnjë moment dhe të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID-19; vendosni maskë mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik dhe higjienën personale, kufizoni kontaktet me të tjerët.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2,309 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 447 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

130 raste në Tiranë, 34 raste në Durrës, 30 raste në Kuçovë, 27 raste në Lezhë, 18 raste në Vlorë, 17 raste në Lushnje, 15 raste në Shkodër, 13 raste në Krujë, Fier, Mat, Sarandë, 12 raste në Kurbin, 10 raste në Kavajë, 9 raste në Berat, 7 raste në Elbasan, Dibër, 6 raste në Kamëz, Tepelenë, 5 raste në Cërrik, Gramsh, Peqin, Kukës, Korçë, 4 raste Devoll, Mallakastër, Përmet, Kolonjë, 3 raste në Patos, Vorë, 2 raste në Mirditë, Gjirokastër, Delvinë, Vau Dejës, Belsh, Bulqizë, 1 rast në Skrapar, Klos, Rroskovec, Malësi e Madhe, Divjak, Ura Vajgurore, Tropojë, Has.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 295 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,648 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 295 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri të moshave 65-81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për Covid-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet Covid.

COVID-19 – Statistika (03 Janar  2021)

Raste të reja ditore         447
Të shëruar në 24 orë      295
Të shtruar në spitale      295
Humbje jete në 24 orë   3
Testime ditore              2,309
Testime totale            268,102
Raste pozitive             59,438
Raste të shëruara       34,648
Raste Aktive                23,597
Humbje jete                1193

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              13637
Fier                  1689
Shkodër          1308
Durrës            1203
Vlorë               962
Korçë              967
Lezhë              923
Elbasan         884
Berat              770
Gjirokastër  488
Kukës            411
Dibër             355

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania po vazhdon të shënoj mijëra raste të infektuara me…