City mposhti Chelsean në ‘Stamford Bridge’

03 janar 2021 | 19:33

Ishte menduar më e vështirë, por nuk rezultoi kështu për Manchester City. Ekipi i Pep Guardiolës triumfoi 1-3 në “Stamford Bridge” ndaj Chelsea, duke dominuar totalisht skuadrën e Lampard.

Ilkay Gundogan konfirmoi formën shumë të mirë të kohëve të fundit. Mesfushori gjerman realizoi një gol të bukur në minutën e 18-të, teksa tre minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi.

Kësaj radhe realizoi Phil Foden pas një asistimi të Kevin De Bruyne. Në minutën e 34-t ishte radha e fantazistit belg për të festuar. Chelsea në sulm, kundërsulm i shpejtë i miqve, shtyllë e Sterling dhe finalizim i De Bruyne pas topit të rikthyer.

Pjesa e dytë nuk pati shumë histori. Vendasit gjetën golin e nderit vetëm në minutat shtesë. Callum Hudson-Odoi dërgoi topin në rrjetë, gol që mjaftoi vetëm për kënaqësi personale. Përfundimisht 1-3 për City, që siguroi fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Vendi i pestë në renditje për djemtë e Guardiolës, të cilët ndodhen 4 pikë larg kreut (kanë luajtur një ndeshje më pak). Moment negativ te Chelsea, që sot regjistroi ndeshjen e tretë radhazi për fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën në Shtetet e Bashkuara u shënuan të dhëna…