Mediat zvicerane për tragjedinë në Pozhoran të Vitisë: Si u mundua djali të shpëtojë nga babai i tij?

03 janar 2021 | 20:07

Media zvicerane 20min ka raportuar për vrasjen e katër anëtarëve të një familje në Pozharan të Vitisë.

“Si u mundua djali të shpëtojë nga babai i tij”, shkruan media për ngjarjen, transmeton Express.

Dyshimet janë se babai vrau tre anëtarët e familjes së tij dhe më pas vetën.

“Të ndjerët jetonin në Villeneuve në kantonin Vaud dhe kaluan ditët e fundit me pushime në atdheun e tyre, Kosovë. Miqtë dhe të njohurit në Zvicër janë të tronditur. Vëllai i gruas së vrarë, e cila gjithashtu jeton në kantonin Vaud, informon për tragjedinë përmes Facebook: “Jam i mërzitur shumë pasi që mora lajmin e trishtuar nga motra dhe dy nipat tanë”. Ai shpreson që Zoti të marrë tre anëtaët në Parajsë, shkruan ai. Miq të panumërt i shprehin ngushëllimet e tij: “Ngushllime” – shqip për ngushëllime – shkruajnë nën artikullin.”

Media shkruan edhe për raportin e Policisë së Gjilanit si dhe dyshimet e dëshmitarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ragip Shala Konferenca e Bujanit (31.12.1943  -  2.01.1944) përbën…