Hajrizi rikthehet te Trepça

03 janar 2021 | 20:08

Një transferim bombastik është realizuar në basketbollin kosovar, të dielën mbrëma. Njëri prej basketbollistëve më të mirë në vend, Drilon Hajrizi, është kthyer te skuadra e Trepçës.

Hajrizi është rritur te Trepça dhe ka arritur suksese të mëdha me këtë skuadër. Por kalimin e tij te Prishtina, e kishin përjetuar rëndë tifozët mitrovicas, përkatësisht “Torcida”.

Hajrizi përmes rrjetit social “Facebook” ka njoftuar për kthimin te Trepça.

“Minatori është foleja ime. Trepça është fryma ime. Torcida është zemra ime! Krejt këto janë vetja ime! Unë po i kthehem vetes sime! Si lojtar profesionist, largimi ishte i pashmangshëm. Si Drilon, e ndjej te nevojshme t’iu kërkoj falje për mungesën!”, ka shkruar Hajrizi. Tifozët së fundi e kanë kundërshtuar kthimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Media zvicerane 20min ka raportuar për vrasjen e katër anëtarëve…