Bayerni me përmbysje mposhti Mainzin

03 janar 2021 | 20:12

Bayern Munichu ka bërë përmbysjen e ‘çmendur’ duke mposhtur Mainz nga 0-2 në 5-2.

Vendasit gjatë pjesës së dytë arritën që të përmbysin shifrat për të arkëtuar pikët e plota. Ishte Burkardt që zhbllokoi shifrat pas asistimit të Latza (32′).

Kurse, Hack dyfishojë rezultatin, me të cilin përfundoi pjesa e parë. Gjatë, 45-minutëshit të dytë, vendasit treguan fytyrë tjetër.

Kimmich pas asistimit të Lewandowskit ngushtoi epërsinë, derisa Sane barazoi shifrat pas pesë minutave.

Sule vendosi Bayernin për herë të parë në epërsi (70′), derisa fitoren e vulosi polaku që realizoi dy herë (76′, 83′). Me këtë fitore, Bayerni merr kreun me 33 pikë, derisa Mainz renditët në vendin e 17-të me gjashtë sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një transferim bombastik është realizuar në basketbollin kosovar, të dielën…