Milani merr kryesimin në Seria A

03 janar 2021 | 20:20

Milani nuk ka ndërmend që të ndalet në Seria A. “Kuqezinjtë” e kanë nisur me një fitore 2-0 vitin 2021 kundër Beneventos në transfertë.

Sfida nisi mjaft mirë për skuadrën e Piolit, që fitoi një penallti të dyshimtë në minutën e 15-të, e cila u kthye në gol nga Kessie. Në minutën e 33-të, Sandro Tonali u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Edhe pse me një lojtar më pak Milani shënoi edhe golin e dytë në fillimin e fraksionit të dytë pas një kundërsulmi të shpejt të Leaos. Benevento pati mundësinë të rihapte sfidën me Caprarin, por ky i fundit e dërgoi topin jashtë. Me këtë fitore Milani rimerr kryesimin me 37 pikë, një më shumë se Interi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Shyhrete Behluli ka treguar…