Zafir Berisha: Nisma do të shkoj e vetme në zgjedhje

04 janar 2021 | 18:19

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Qeverisë së Kosovës e anëtari kryesisë së Nisma-s, Zafir Berisha, tha se ky subjekt po përgatitet që të shkoj i vetëm në zgjedhje.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ai tha se po synojnë që në zgjedhje t’i marrin 55 mijë vota.

“Nisma veç është në përgatitje përfundimtare që të hyjë e vetme në zgjedhje. Brenda javës do të konsultohen edhe kryetarët e degëve. Jemi duke hyrë në një garë politike dhe Nisma synon t’i ketë 55 mijë vota”, tha ai.

Berisha tha se Nisma është e përgatitur për zgjedhje.

Ai tha se do të varet nga angazhimi i tyre se si do të dalin në to.

“Nisma është e përgatitur për betejën e radhës politike, nuk shohë ndonjë problem. Do të varet nga angazhimi ynë se sa do të jetë e madhe e mira që do të dalim në zgjedhje. Nisma që nga themelimi është një subjekt politik serioz, balancues në shumë situata që ka kaluar Kosova dhe si e tillë do të vazhdojë edhe në këto zgjedhje”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Shaqir Shaqiri Shpresa për sigurimin e radios emetuese kishte…