Arrestohen tre persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor

04 janar 2021 | 20:40

Sot rreth orës 11:00, hetuesit e stacionit policor të Obiliqit, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për një rast lëndim të rëndë trupor(therrje me thikë)

Rasti ka ndodhur më 01.01.2021 në fshatin Shkabaj, ku ka pasur një përleshje në mes të disa personave, me ç’rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore nga arma e ftohtë (thikë).

Që nga dita e raportimit hetuesit policor kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar. Puna e tyre është finalizuar sot ku janë arrestuar tre persona të dyshuar si dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet së është përdorur në rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania dhe Danimarka po shqyrtojnë mundësinë e shtyrjes së dhënies…